3 ditë zi për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sánchez: Përgjegjësit do të ndëshkohen

3 ditë zi për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sánchez: Përgjegjësit do të ndëshkohen

Spanja është zhytur në zi pas aksidentit tragjik hekurudhor, ku përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë u mori jetën të paktën 68 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në vend, ndërsa autoritetet janë angazhuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur tri ditë zie zyrtare, më 29, 30 dhe 31 tetor, në nderim të viktimave. Ai ka garantuar se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe se çdo përgjegjësi e mundshme do të trajtohet me seriozitet. “Nëse ka pasur neglizhencë, ajo do të zbulohet, dhe nëse ka pasur dështime në sistemin e sigurisë, do të ketë një reagim me gjithë vendosmërinë”, deklaroi Sánchez,...