3 dëmtime në mbrojtje, Flick përgatit një Barcelona eksperimentale për ndeshjen ndaj PSG
Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, përballet me një dilemë në lidhje me formacionin mbrojtës përpara ndeshjes të së martës në Champions League kundër Paris Saint-Germainit. Dëmtimet e Eric Garcia dhe Jules Kounde e kanë lënë atë pa opsione natyrale për pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Mungesa e tyre e njëkohshme e detyron Flick të riorganizojë mbrojtjen për një nga provat më të vështira të Barcelonës këtë sezon. Garcia pritet të mungojë për tre deri në katër javë për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa Kounde nuk do të jetë i disponueshëm për udhëtimin në “Parc des Princes” për shkak të një shtrembërimi të kyçit të këmbës. Në këtë kontekst, lojtarë si Xavi Espart dhe Joao Cancelo janë alternativat kryesore për krahun e djathtë të mbrojtjes...
Burimi:
telesport.al