“CV-ja nis në 1991, mungon periudha e punës si..”, Gjoni kritikon Sadushin: Pasuria e tij vazhdon të mbahet e fshehtë

“CV-ja nis në 1991, mungon periudha e punës si..”, Gjoni kritikon Sadushin: Pasuria e tij vazhdon të mbahet e fshehtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ishte i ftuar në një studio televizive ku ngriti dyshime të forta mbi të kaluarën profesionale dhe pasurinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Sipas Gjonit, Sadushi nuk ka deklaruar publikisht se ka punuar si prokuror në kohën e diktaturës komuniste, ndërsa pasuria e tij vazhdon të mbahet e fshehtë nga institucionet. ‘Po t’i referohesh dhe CV-së së Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, ose tij shallit të pionierit, që për mua që aty nuk mund të ishte kryetar i Gjykatës së Lartë, janë simbole të komunizmit, që një gjyqtar i gjykatës së lartë fillon i manifeston dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor as nuk merr mundim ta thërrasë,’ deklaroi deputeti. Më tej, Gjoni theksoi se në CV-në...