“Vetëm burrë e grua”: PS ndryshon projektligjin për barazinë gjinore mes polemikash

“Vetëm burrë e grua”: PS ndryshon projektligjin për barazinë gjinore mes polemikash

Është miratuar sot, 21 tetor, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave me disa ndryshime, Projektligji për “Barazinë Gjinore”. Kështu, kanë marrë fund debatet e forta lidhur me frazën “gjinia gjithpërfshirëse”, që ishte në projektligjin e hedhur për konsultim publik në mars të këtij viti. Me 22 amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, janë rregulluar disa nene në draftin e qeverisë në Kuvend, ku tanimë specifikohen vetëm dy gjini, “burrë dhe grua”. Grupi parlamentar ka hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore” duke u zëvendësuar me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Po ashtu, thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësi e shumëfishtë” nuk harmonizohen me legjislacionin në fuqi që njeh vetëm burrin dhe gruan si gjini. Termi “përkatësi e shumëfishtë” përdorej në plot 15...