Champions League/ Real-Juventus si finale, raundi i tretë mbyllet me duele interesante

Champions League/ Real-Juventus si finale, raundi i tretë mbyllet me duele interesante

Raundi i tretë i Champions League, mbyllet me nëntë duele tejet interesante, të cilat do të luhen këtë të mërkurë të 22 tetorit.  Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te Real Madrid-Juventus, që quhet si një finale e parakohshme.  Madrilenët vijnë pas dy sukseseve, ndërsa Juvja pas barazimit me Dortmund në raundin e dytë. Ndeshja luhet në “Santiago Bernabeu” dhe Reali shihet si favorit, por fusha do të thotë fjalën e fundit.  Bayern Munich pret në shtëpi Club Brugge. Gjermanët pritet të mos e kenë të vështirë, por belgët kanë treguar se shpesh mund të bëjnë surpriza.  Duel interesant është edhe ai mes Monacos dhe Tottenham në Francë. Liverpool ka një transfertë delikate, ndaj gjermanëve të Eintracht Frankfurt.  Anglezët kërkojnë të reagojnë, pas katër humbjeve radhazi, mes kampionatit dhe Champions League.