Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, njëra përfshihet nga flakët (Detaje)

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, njëra përfshihet nga flakët (Detaje)

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes. Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë nga automjetet, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Për pasojë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.