Sa do të kushtojnë pronat nga 1 janari 2026? Harta me çmimet e reja në 12 qarqe të vendit

Sa do të kushtojnë pronat nga 1 janari 2026? Harta me çmimet e reja në 12 qarqe të vendit

Nga 1 Janari 2026 pronat në Shqipëri do të kushtojnë më shtrenjtë. Projektligji i Ministrisë Financave që përcakton çmimet e reja të referencës në 12 qarqe të vendit, përjashtuar vetëm Bashkinë Tiranën, së shpejti do të shkojë për diskutim në komisionet parlamentare për t’i hapur rrugë miratimit dhe hyrjes në fuqi. Por sa do të jenë çmimet e reja dhe në cilin qark blerja e një pasurie të paluajtshme do të jetë më pak apo më shumë e kushtueshme? Referuar draftit, qarku më i lirë ku mund të blihet një banesë nga viti i ardhshëm është Shkodra, ku çmimi minimal nis nga 10.500 lekë/m2 për Bashkinë Fushë-Arrëz deri në 75.000 lekë/m2 në bashkinë Shkodër. Në qarkun Gjirokastër çmimi minimal nis nga 17,000 lekë/m2 në Memaliaj...