Rama: Shqipëria gati të anëtarësohet në BE pa të drejtën e vetos,  më mirë brenda se jashtë

Rama: Shqipëria gati të anëtarësohet në BE pa të drejtën e vetos, më mirë brenda se jashtë

Edi Rama BRITANIA E MADHE- Gjatë pjesëmarrjes në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk duhet parë më si një zgjedhje ekstreme “ose gjithçka ose asgjë”. Ai theksoi se vendet kandidate si Shqipëria nuk mund të trajtohen njësoj si vendet anëtare me të drejta të plota, por duhet të përfshihen gradualisht në strukturat europiane, edhe pa të drejtë vetoje fillimisht. Kryeministri u shpreh i hapur për një model të ri anëtarësimi, ku Shqipëria të jetë pjesë e BE-së me një status të veçantë, pa të drejtë vetoje dhe pa votim, deri në reformimin e plotë të mekanizmave të Bashkimit Evropian. “E kam...