Nga data 10 dhjetor, do të ndalohen rrjetet sociale për këtë grupmoshë

Nga data 10 dhjetor, do të ndalohen rrjetet sociale për këtë grupmoshë

Qeveria australiane ka miratuar një ligj që shënon një nga kufizimet më të rrepta në botë, duke ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç, një masë që hyn në fuqi më 10 dhjetor 2025. Ky ligj vendos një detyrim të fortë te vetë platformat dixhitale. Ato që konsiderohen “social media” duhet të ndërmarrin masa për të penguar që të rinjtë nën 16 vjeç të krijojnë apo të mbajnë llogari ekzistuese. Masa e re ligjore nuk penalizon përdoruesit e mitur apo prindërit e tyre, por përqendrohet te përgjegjësia e platformave. Ndëshkimi për platformat që nuk zbatojnë rregullat mund të shkojë deri në 49.5 milionë dollarë australianë për shkelje sistematike. Në fillim, YouTube ishte përjashtuar nga ky kufizim, por më vonë u vendos...