Çaji i gështenjave, kura natyrale kundër kollës së vazhdueshme

Çaji i gështenjave, kura natyrale kundër kollës së vazhdueshme

Në mjeksinë popullore është i njohur rekomandimi i kurës nga çaji i gështenjës, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Çaji i gështenjave, kura natyrale kundër kollës së vazhdueshme Është stina e artë e Gështenjave. Shqipëria është e bekuar më praninë e tyre sidomos zona veriore e vendit. Të pjekura apo të zjera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë. Pak brumoze e të buta në përmbajtje ato janë padyshim të shijshme, por mbi të gjitha me plot vlera ushqyese. Por nuk është vetëm fruti i gështenjës i pasur me plot vlera shëndetësore. E gjithë pema e gështenjës është një thesar i çmuar për shëndetin. Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërjsa e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia...