Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ish-deputetja e PD-së, Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit: S’ishte zgjedhje politike, por…
Zheni Gjergji ELBASAN- Zheni Gjergji, ish-deputetja e Partisë Demokratike, është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Gjergji ka njoftuar këtë të martë detyrën e re dhe largimin nga Partia Demokratike, duke theksuar se nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional. Ish-deputetja shpreh nderin për të drejtuar institucionin më të rëndësishëm shëndetësor në qytetin e saj, Elbasan, teksa shton se është një sfidë që kërkon përkushtim dhe ndershmëri. “Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam...