Përgjysmohet prodhimi, fermerët e ullirit: Jemi të braktisur nga shteti

Përgjysmohet prodhimi, fermerët e ullirit: Jemi të braktisur nga shteti

Kjo vjeshtë duket mjaft e vështirë dhe aspak e mbarë për fermerët që kultivojnë ullirin. A2 ka shkuar në një prej zonave më të njohura për cilësinë dhe sasinë e ullirit dhe vajit që del prej tyre, në Kurjan të Roskovecit. Sipas fermerëve, këtë vit prodhimi është ulur më shumë se 50 për qind krahasuar me një vit më parë, çka do të thotë shumë më pak vaj ulliri.  Astrit Abedinaj, një prej fermerëve potencialë të zonës me mbi 700 rrënjë ullinj, na tregon në parcelë situatën me këtë kulturë bujqësore.  Kjo do të thotë më pak të ardhura për fermerët e mëdhenj dhe thuajse zero të ardhura për ata që mbjellin me forca familjare. Për këtë arsye, fermeri Abedinaj kërkon angazhimin e strukturave që janë përgjegjëse për...