Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qarkullonin me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, bien në pranga tre shtetas dhe procedohet një 17-vjeçar
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë disa shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.Blutë gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, kanë ndaluar një automjet i cili drejtohej nga një shtetas 17-vjeçar. Brenda automjetit është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe kokainë. Gjithashtu, përpos lëndës narkotike është sekuestruar edhe armët e ftohta dhe municioni luftarak. Më pas uniformat blu janë i janë vënë në ndjekje mjetit të tipit “Benz” .Më pas, është ushtruar një kontroll në banesën e një nga shtetasve të identifikuar me iniciale P.G., ku iu gjetën dhe sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë.