Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pengesa të reja nga Lista Serbe: Formimi i qeverisë në pritje të Gjykatës Kushtetuese
Negociatat e Lëvizjes Vetëvendosje me partitë e tjera politike për formimin e Qeverisë së re të Kosovës mbeten ende të paqarta dhe pa ndonjë rezultat konkret. Ndërkohë, afati kushtetues për prezantimin e Qeverisë skadon më 26 tetor, ndërsa ankesa e paraqitur nga Lista Serbe në Gjykatën Kushtetuese pritet ta ndërlikojë më tej procesin. Gjysma e afatit për formimin e Qeverisë tashmë ka kaluar, por skena politike në vend vazhdon të karakterizohet nga pasiguri dhe mungesë e marrëveshjeve të qarta. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deri më tani ka dhënë vetëm një zotim publik, se “do të nisin negociatat”, pa ndonjë sinjal konkret për arritjen e një marrëveshjeje apo ndërtimin e një shumice parlamentare të qëndrueshme. Lëvizja Vetëvendosje ndodhet nën presion të madh për të siguruar mbështetje...