Çka mendonte Viktor Hygo për ata që ju bëjnë keq të tjerëve?

Çka mendonte Viktor Hygo për ata që ju bëjnë keq të tjerëve?

“…kur u bëni keq të tjerëve, ju merrni përsipër një farë përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun që është me të vërtetë i keq. Vuajtjet e njerëzve janë gëzim për të. Ai dëfren kur sheh tjetrin që sfilitet. Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë. Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë. Të kesh mëri dikë, do të thotë t’i duash të keqen. Pse jo të mirën? Mos vallë sepse vullneti ynë priret më...