Hesapet e pambyllura në të kaluarën na e gjejnë gjithnjë derën, herët a vonë…

Hesapet e pambyllura në të kaluarën na e gjejnë gjithnjë derën, herët a vonë…

Nga Silvana Kola-Loka Për aq sa di, për sa kam lexuar dhe për sa e kam njohur njeriun, diçka mund ta them me siguri: hesapet e pambyllura në të kaluarën na e gjejnë gjithnjë derën, herët a vonë.Dhe çfarë kemi lënë varur, të pazgjidhur, të pashkoqitur, të lënë në mes, ajo na vjen një ditë, kur e presim më pak, dhe na kujton se asgjë e pambyllur nuk mund të anashkalohet: qoftë kjo një marrëdhënie, një premtim i pambajtur, një fjalë e pathënë apo një gabim, të cilit nuk i kemi dalë për zot.E keqja është se, ajo çfarë kemi lënë të pambyllur (me shpresën se koha do t’i çojë vetë gjërat në vendin e tyre) nuk troket me mirësjellje në portë, nuk pret me...