Historia rrëqethëse e La Paskualitës, manekini që disa njerëz mendojnë se është një trup i balsamosur

Historia rrëqethëse e La Paskualitës, manekini që disa njerëz mendojnë se është një trup i balsamosur

Në qytetin e Çihuahuas të Meksikës, një dyqan fustanesh nusërie është bërë i famshëm prej pothuajse një shekulli, jo për fustanet e tij, por për një manekin që shumëkush beson se nuk është aspak manekin. Që nga viti 1930, në dritaren e dyqanit "La Popular" qëndron "La Paskualita", një figurë aq e gjallë sa shumë njerëz janë të bindur se ajo është trupi i balsamosur i vajzës së ndjerë të pronarit të dikurshëm të dyqanit. Legjenda thotë se vajza e pronares Paskuala Esparza vdiq tragjikisht ditën e dasmës së saj, pasi u pickua nga një merimangë e zezë. Sipas versioneve të tjera, ajo u pickua nga një akrep ose kreu vetëvrasje sepse e ëma nuk e pranonte martesën. Pak kohë pas vdekjes, Esparza vendosi në...