Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një vit nga burgosja e Ilir Metës, Blushi: U arrestua me urdhër nga tribuna e Asamblesë së PS
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot për njëvjetorin e arrestimit të presidentit të partisë, Ilir Meta (21 tetor 2024), duke e cilësuar një akt të pastër politik dhe me prova të montuara. Ai nënvizon nëpërmjet një video-postimi në rrjetin social, se arrestimi jo vetëm ishte rrëmbim, por se u bë me urdhër nga tribuna e Asamblesë së PS-së. “Mezi presim gjykimin dhe përballjen pas 8 vitesh hetimesh, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme”, shprehet Blushi mes të tjerash në reagimin e tij. Ai thekson se ka zero fakte penale dhe prova dhe se të gjitha veprimet e...