“Jam i lumtur te Real Madrid, por nuk dua të luaj si mbrojtës krahu, jam mesfushor”

“Jam i lumtur te Real Madrid, por nuk dua të luaj si mbrojtës krahu, jam mesfushor”

Ai do të mbushë 23 vjeç në nëntor, por Eduardo Camavinga është vendosur prej kohësh si një lojtar kyç te Real Madrid. Mesfushori thjesht përshkroi emocionin e të jetuarit të asaj që kishte ëndërruar gjithmonë. “Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Real Madrid është klubi më i mirë në botë dhe kur erdhi thirrja, nuk kisha dyshime: Doja të vija këtu“, sqaron lojtari francez. Camavinga shikon drejt së ardhmes me besim dhe vendosmëri. Pas një sezoni të mbushur me lëndime, ai është rikthyer në fushë dhe thotë se është gati të rifillojë rolin e tij kryesor. Pas dëmtimit të pësuar kundër Getafes në prill, u rikthye muajin e kaluar për ndeshjen kundër Espanyol. Trajneri Xabi Alonso, i vetëdijshëm për rëndësinë e tij, ka...