Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rishikohet me akt normativ buxheti/ 6 mld lekë shtesë për infrastrukturën! Projektet ku do të ndahen paratë
Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit. Përmes një akti normativ Minsitria e Financave ka rritur e nivelit të planifikuar të të ardhurave të përgjithshme me 12.1 miliardë lekë dhe ka propozuar rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me rreth 5.7 miliardë lekë. Ministrisë së Infrastrukturës i jepen rreth 6 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme, konkretisht: * 2.4 mld lekë në transportin rrugor për projekte si: ▪ “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII”; ▪ “Arredim, rikualifikim urban, Superstrada Tiranë–Durrës (Faza I– III)”; ▪ “Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr (Faza III)”; ▪ “Spostim i linjave të tensionit të lartë në aksin, korridori VIII”. * Në programin e transportit ajror 3mld lekë për mbështetjen e Albcontrol-it në formën e transfertës kapitale, për shkak të vështirësive të funksionimit pas bllokimit të llogarive. * Në programin “Mbështetje për energjinë” 203mln...