Konferenca e Komisionit të Venecias/ Deputeti Gjoni “përplaset” me Ulsi Manjën: Nuk është normale që…

Konferenca e Komisionit të Venecias/ Deputeti Gjoni “përplaset” me Ulsi Manjën: Nuk është normale që…

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka debatuar me deputetin socialist dhe kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në mbyllje të konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”. Ndërkohë që deputeti Gjoni shprehu dëshirën për të diskutuar duke i kërkuar socialistit që të respektojë agjendën, në cilësinë e drejtuesit të punimeve të konferencës, Manja deklaroi mbylljen e fjalimeve. “Zoti Manja në qoftë se respekton agjendën duhet ta respektosh deri në fund, kështu që dua të diskutoj se jemi me Venecian këtu, nuk është normale që s’ më lë të diskutoj. Nëse do e kishit vendosur në agjendën e diskutimeve jam dakord të bashkohem me ty. Por sa kohë e vendos në agjendën e diskutimeve je i detyruar...