“Shkëlqimi dhe rënia” e Sarkozy/ Çfarë e rrëzoi ish-presidentin francez, në burg do t’i lejohen…

“Shkëlqimi dhe rënia” e Sarkozy/ Çfarë e rrëzoi ish-presidentin francez, në burg do t’i lejohen…

Nicolas Sarkozy u bë ish-presidenti i parë i Francës që përfundon prapa hekurave, teksa nisi sot dënimin e tij pesë vjeçar me heqje lirie pas shpalljes fajtor për tentativat e financimit të fushatës së tij zgjedhore me paratë e ish-diktatorit libjan, Muammar Gaddafi. Franca nuk ishte përballur me një situatë të tillë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ish udhëheqësi i saj Philippe Pétain, i konsideruar kolaboracionist i nazistëve, u përball me akuzat për tradhti kombëtare. Sarkozy, që ishte shefi i Elizesë nga vitit 2007 deri në 2012, ka apeluar ndaj dënimit të tij me burg të cilin duhet ta kalojë në La Sante në një qeli prej 9 metrash katrorë. Më shumë se 100 persona janë parë duke qëndruar para burgut,...