Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi për Tiranën po përgatitet nga një ekip jopartiak
Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, i cili gëzon mbështetjen e opozitës, Florjan Binaj zhvilloi këtë të martë takimin e parë me koordinatorët e forcave politike që janë rreshtuar në krah të tij. Pas takimit, Binaj tha për mediat se takime të ngjashme do të zhvillohen në vijim, teksa sqaroi se programi i tij për kryeqytetin është duke u përgatitur në bashkëpunim me një ekip të pavarur. “Sot u zhvillua takimi me përfaqësuesit, të dërguarit dhe koordinatorët e opozitës. Ishte një takim shumë i frytshëm për tu koordinuar me njëri tjetrin. Ne jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjitha partive opozitare, u bëj thirrje qytetarëve që të na bashkohen pa dallim partie, sepse kjo është...