Çomo: Më pak se 8 muaj nga përfundimi i  vetingut, KPA-së i mbeten edhe 48 ankime për shqyrtim

Çomo: Më pak se 8 muaj nga përfundimi i vetingut, KPA-së i mbeten edhe 48 ankime për shqyrtim

Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Sokol Çomo, deklaroi sot se procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është drejt fundit, me më pak se tetë muaj të mbetur deri në përfundimin e tij në qershor 2026. Në fjalën e tij, Çomo theksoi se reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016 me ndryshime kushtetuese dhe ligjore, dhe e mbështetur nga ekspertiza ndërkombëtare dhe opinionet e Komisionit të Venecias, ka hyrë në fazën e saj përmbyllëse. Sipas tij, KPA ka shqyrtuar deri tani 370 nga 417 ankime të depozituara, duke lënë në proces edhe 48 ankime të tjera, të cilat pritet të përfundohen brenda afatit kushtetues. “Tipologjia e ankimeve: 293 nga ankimet i përkasin subjekteve të rivlerësimit; 120 ankime u paraqitën nga...