Trajneri i njohur shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Trajneri i njohur shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Trajneri i Bolognas në Serie A, Vincenzo Italiano është shtruar të hënën në spital me pneumoni bakteriale. Kjo sipas një deklarate nga klubi të publikuar këtë mëngjes. Sipas klubit, trajneri po përmirësohet ngadalë, por do të mbetet i shtruar në spital për pesë ditë, duke iu nënshtruar terapisë me antibiotikë. Italiano nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Bolognas kundër FCSB në Europa League, e cila është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 23 tetor, në orën 18:45 në Bukuresht të Rumanisë. “Dje, Vincenzo Italiano u shtrua në departamentin e pneumologjisë të Poliklinikës Sant’Orsola-Malpighi (e drejtuar nga Profesor Stefano Nava) për shkak të pneumonisë me etiologji të mundshme bakteriale (jo për shkak të Covid), për të cilën ishte e nevojshme të ndërmerrej terapi specifike me antibiotikë. Trajneri...