Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hapa madhorë për reformimin e gjyqësorit!
Në Tiranë po mbahet Konferenca me temë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”. Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, gjatë fjalës së saj cila vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa madhorë drejt reformimit të gjyqësorit. “Shqipëria ka bërë hapa madhorë drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016. Dhe Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm”, tha Suchocka. Top Channel