Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
ILD nis verifikimet për ndalimin e avokatit Ulian Barjami, inspektorët mbërrijnë në Elbasan
Ulian Barjami ELBASAN- Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami, i cili u lirua nga qelia pasditen e djeshme, pas tre ditësh ndalim. Burime zyrtare bëjnë me dije se inspektorë të ILD-së kanë mbërritur sot në Elbasan për të administruar dokumentacionin dhe për të shqyrtuar rrethanat procedurale që çuan në ndalimin e avokatit. Hetimi i ILD ka si qëllim të verifikojë nëse janë respektuar të gjitha standardet ligjore dhe procedurale gjatë veprimeve të kryera nga strukturat e drejtësisë. Avokati Barjami u ndalua me kërkesë të Prokurorisë pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendon se është kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. ILD pritet të përfundojë fazën...