Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Korridoret e energjisë, Shqipëria e parafundit, regjistroi volum 1307 GWh në transmetim
Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë natyrshëm korridore tranziti energjie dhe eksportet që ato kanë kryer në raport me volumet e destinuara vetëm si tranzit nga vendet e BE-së apo palë kontraktuese janë dukshëm të ulët.Një raport i Komunitetit të Energjisë vlerëson se në krye të vendeve që kanë transmetuar më shumë energji është Serbia duke u bërë kështu korridori qendror për “rrjedhën” e energjisë, kurse Shqipëria ishte e parafundit.“Në vitin 2024, Serbia mbeti korridori qendror tranzit për rrjedhat e energjisë elektrike, me një volum total prej 9,181 GWh. Pas saj renditeshin Maqedonia e Veriut (3,354 GWh), Mali i Zi (3,042 GWh), Bosnjë dhe Hercegovina (2,158 GWh) dhe Shqipëria (1,307 GWh).Moldavia regjistroi volumin më të ulët, me vetëm 188 GWh të...