“Vettingu u kthye në gjueti shtrigash”/ Reforma në drejtësi, flet deputeti: Sistemi i kapur nga pushteti, stoku i…

“Vettingu u kthye në gjueti shtrigash”/ Reforma në drejtësi, flet deputeti: Sistemi i kapur nga pushteti, stoku i…

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri adresoi kritika në drejtim të reformës në drejtësi në tryezën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias. Në fjalën e tij, Strazimiri hodhi akuza se mazhoranca miratoi pa opozitën të gjithë paketën e ligjeve që duhej ta vinin në zbatim reformën dhe kështu kapi sistemin. Sipas Strazimirit, marrëveshja që projektuesit e sistemit, të mos jenë pjesë e organeve, u prish dhe hodhi akuza se janë ata që sot lëvizin fijet e sistemit. Më tej, ai akuzoi se procesi i vettingut u kthye në gjueti shtrigash. “Komisioni i Venecias na paralajmëruan se organet e reja mund të sillnin konfuzion, do të kërkonte shumë njerëz profesionistë, ndërkohë që numri i tyre është i kufizuar në një vend...