Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Përfitime marramendëse, CR7 sheiku i 2025, e ndjek Messi, në listë edhe Yamal
Mosha është thjesht një numër për C.Ronaldo-n. Legjenda portugeze nuk di të ndalet, vijon të vendos rekorde në fushë, ndërsa jashtë sajë, kur bëhet fjalë për fitime dhe të ardhura, nuk ka rivalë. Në listën e bërë publike nga Forbes, ku revista prestigjioze përpiloi listën me lojtarët me më shumë fitime në vitin 2025, CR7 qëndron sërish në krye me 280 milionë dollarë përfitime. Ronaldo lë pas në këtë garë sheikësh pikërisht rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi. “Pleshti” e mbylli vitin me 130 milionë dollarë përfitime, më pak se sa gjysma e Ronaldos. Në podiumin e lojtarëve me më shumë përfitime në vitin 2025 renditet Karim Benzema. Sulmi francez e mbylli vitin me 104 milionë dollarë fitime. Në këtë listë bosësh është edhe...