Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E quajti “idiot fshati”, Trump i kthehet ambasadorit australian: As ti nuk më pëlqen!
Gjatë një takimi në dhomën e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump i tha ambasadorit australian Kevin Rudd: “As ti nuk më pëlqen. Dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Rudd kishte publikuar më herët komente negative për Trump në rrjetet sociale, të cilat i fshiu pasi mori detyrën si ambasador. Ky ishte momenti më i tensionuar dhe i sikletshëm në një konferencë shtypi tipike për stilin e lirshëm dhe kaotik të presidentit amerikan. Por menjëherë pas kësaj deklarate, salla shpërtheu në të qeshura, si një valvul presioni që u çlirua në qarqet diplomatike dhe qeveritare australiane. Rreth gjysmë ore më vonë, pas një takimi të ngrohtë dhe pa drama mes Trump dhe kryeministrit australian Anthony Albanese, Rudd u dëgjua t’i kërkonte...