Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tryeza për “Zgjedhoren”, PS: Duhet një ligj më i mirë për financimin e partive; PD: Sistemi aktual ka dështuar
Në kuadër të 30-vjetorit të partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit me Komisionin e Venecias, u zhvillua sot një tryezë e përbashkët mbi reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare. Në këtë takim, nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, theksoi rëndësinë e një reforme të mirëfilltë që adreson financimin e partive politike në përputhje me standardet ndërkombëtare. “Ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë ligj të standardeve më të mira sa i përket financimit të partive politike”, u shpreh Gjiknuri, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e transparencës dhe llogaridhënies në këtë proces jetik për demokracinë. Ai shprehu besimin se ndihma e institucioneve ndërkombëtare do të jetë vendimtare për realizimin e kësaj reforme, që duhet...