Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari/ Tentoi të vriste një person, e goditi me thikë në kraharor

Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari/ Tentoi të vriste një person, e goditi me thikë në kraharor

Një 39-vjeçar është esktraduar nga Greqia në Shqipëri. Policia bën me dije se Deni Mecolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 40-vjeçar. Njoftimi i Policisë: Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit: Deni Mecolli, 39 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Shtetasi D. M. akuzohet se më datë...