Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjergji thekson se vendimi për të pranuar detyrën nuk ishte një zgjidhje e lehtë politike, por një vendim profesional dhe njerëzor. “Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke”, thekson Gjergji. “Të nderuar miq, Të nderuar qytetarë të Elbasanit, Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur...