Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U rrëzua në lumin Fan i Vogël teksa po kthehej në banesën e tij, ndërron jetë nga mbytja 49-vjeçari në Mirditë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një person ka ndërruar jetë. 49-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. “Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, njofton policia. Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Top Channel