Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Buxheti në rritje për vitin e tretë radhazi, bien subvencionet dhe ndihma për papunësinë
Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike. Kjo do të thotë se buxheti i shtetit po grumbullon të ardhura më shumë se programi, ndërkohë që shpenzimet po performojnë më pak se plani. Megjithëse qeveria ka ndryshuar dy herë me akt normativ, rishpërndarja nuk ka mundur të rialokojë fondet në mënyrë që të mos ketë teprica. Nga ana tjetër, bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, po vuan nga mungesa e subvencioneve, të cilat janë të domosdoshme për të transformuar standardet që kërkon integrimi në BE. Në tri vitet e fundit (2023–2025), buxheti i shtetit ka kaluar nga deficit...