Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Atentati ndaj gazetarit italian/ ‘La Repubblica’: Po hetohet kryetrafikanti shqiptar i lidhur me Engjëll Agaçin
Nga Giuseppe Scarpa, LA REPUBBLICA Ka një pistë shqiptare në hetimin për atentatin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci. Emri mbi të cilin janë përqendruar tani hetuesit është ai i Artur Shehut, 58 vjeç, biznesmen me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë në krimin e organizuar të vendit të tij. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, ku bën një jetë të rezervuar në Miami, ku është vendosur prej disa vitesh. Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria e Antimafias ka marrë informacion nga Vlora, në jug të Shqipërisë, për përfshirjen e mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor, nën banesën e moderatorit të emisionit 'Report'. Bëhet fjalë, për momentin, për një hipotezë, për të cilën nevojiten...