Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Disa muaj rezistencë, Dodik heq dorë, analistët janë të bindur, pse dyshohet se fijet” në prapaskenë po i lëviz SHBA
Marsela SHYTIA Pas disa muajsh rezistence, Milorad Dodik më në fund pranoi se nuk është më president i Republika Srpska dhe hoqi dorë nga përpjekjet e drejtpërdrejta për të përmbysur rendin kushtetues të BiH, dhe në sfond mund të ketë një qasje të re të diplomacisë amerikane ndaj atij vendi. Të shtunën, pas një debati njëditor, Parlamenti i RS mori një vendim për emërimin e Ana Trishiç Babiç, këshilltares së gjatë dhe bashkëpunëtores besnike të Dodikut, si presidente të përkohshme të RS deri në zgjedhjet e 23 nëntorit. Në të njëjtën kohë, parlamenti anuloi gjashtë ligje të miratuara në dhjetor 2024, të cilat më pas u përpoqën ‘de facto’ të realizonin shkëputjen e RS duke kërcënuar, ndër të tjera, me përdorimin e forcës. Roli i...