Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zaçaj përplaset me Ramën, kryetarja e Gjykatës Kushtetueses i kujton Olta Xhaçkën dhe kërkon nga mazhoranca që të mos..
Në konferencën e mbajtur dje me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, është regjistruar një përplasje e fortë simbolike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Gjatë fjalës së saj, Zaçaj theksoi se mazhoranca nuk mund të përdorë Komisionin e Venecias si justifikim për të shmangur zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar qartazi, edhe pse pa e përmendur me emër, çështjes së Olta Xhaçkës. “Procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë përfundimtare dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit. Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo...