Verstappen mesazh rivalëve: S’do të lë gur pa lëvizur për të dueluar deri në fund për titull

Verstappen mesazh rivalëve: S’do të lë gur pa lëvizur për të dueluar deri në fund për titull

21 Tetor 2025 9:37 Telesport Me tri fitore në katër garat e fundit, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen po i afrohet gjithnjë e më shumë kreut dhe duelit për titullin kampion për pilotë në Formula 1. Duket se 4 herë kampioni i botës nuk do të heqë dorë kollaj nga “numri 1” në makinën e tij. Fundjava e kaluar në Amerikë ishte e përkryer për të, me një triumf të dyfishtë, në garën sprint dhe në garën e së dielës. Diferenca prej 104 pikësh që kishte pak muaj më parë është reduktuar në 40 pikë dhe me këtë ritëm ai mund të thotë fjalën e tij deri në fund. “Ishte një fundjavë vërtet e jashtëzakonshme për ne. E dinim që nuk do të...