Flemë një orë më shumë! Të dielën ndryshon ora, ja si ndikon në ditën tuaj

Flemë një orë më shumë! Të dielën ndryshon ora, ja si ndikon në ditën tuaj

Të dielën e kësaj jave, pra më 26 tetor, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas. Prapa, lëvizin më 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 25 e 26 tetor, duke u ripozicionuar te ora 02:00. Kështu, mund të flemë një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, teksa siç dihet, të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internetin përditësohen automatikisht me orarin e ri. Ora diellore qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur si gjithmonë në 03:00 të mëngjesit, në fuqi hyn ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja...