Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkelje doganore dhe veprimtari e paligjshme/ Sekuestrohen mallra të padeklaruara, substanca narkotike dhe municion…
Dogana e Kosovës ka realizuar një sërë kontrollesh të përbashkëta në pika të ndryshme kufitare të vendit, të cilat kanë rezultuar me zbulimin e disa rasteve të shkeljeve doganore dhe veprimtarive të paligjshme. Sipas Doganës, në Pikën Kufitare Hani i Elezit, gjatë kontrollit të një mjeti transporti ndërkombëtar që po kalonte në transit zyrtarët doganorë kanë zbuluar rreth 180 kilogramë material tekstili të padeklaruar për doganë. Ndërsa, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë kontrolleve rutinore të bagazheve të udhëtarëve, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy orë dore të markës “Rolex”, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me rregullat doganore. Mallrat janë ndaluar për verifikim, ndërsa janë iniciuar procedurat kundërvajtëse sipas Ligjit Nr. 08/L-247 për Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Në Vërmicë janë zbuluar...