Prej një viti në qeli, Ilir Meta kërkon shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest në burg’

Prej një viti në qeli, Ilir Meta kërkon shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest në burg’

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar zyrtarisht shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij, një vit pas arrestimit. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili në shkresën drejtuar gjykatës ka kërkuar që masa të konsiderohet e pavlefshme, duke theksuar se afati ligjor ka përfunduar dhe nuk ekzistojnë më arsye për ta mbajtur në fuqi. Meta u arrestua saktësisht më 18 tetor 2024, në kuadër të hetimeve të SPAK, dhe prej asaj kohe ndaj tij është mbajtur në fuqi masa e sigurisë. Kërkesa për shuarje të masës pritet të shqyrtohet nga GJKKO në ditët në vijim.