Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
100 kg drogë nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohen në Rinas dy shtetas kinezë
Dy shtetas kinezë janë arrestua nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në 4 valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë. Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan dhe arrestuan në Rinas. Rasti më pas është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg.