Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidenti i pazakontë/ Autostrada Durrës–Rrogozhinë “përmbytet” nga lëngjet, shoferi humb kontrollin e kamionit
Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në zonën e Golemit. Siç shihet në pamje një kamion që transportonte produkte të markës “Amita” ka humbur kontrollin, duke shkaktuar shpërndarjen e qindra pakove në mes të rrugës. Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin për shkak të një manovre të papritur, ndërsa mbulesa e rimorkios mund të jetë hapur gjatë lëvizjes, duke bërë që ngarkesa të përfundonte në asfalt. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por skena e krijuar ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra drejtuesve të tjerë që udhëtonin në zonë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.