Babai i gjyqtares që urdhëroi arrestimin e avokatit Bajrami, i dënuar për korrupsion nga SPAK”

Babai i gjyqtares që urdhëroi arrestimin e avokatit Bajrami, i dënuar për korrupsion nga SPAK”

Nga kjo e hënë të gjitha gjyqet në vend janë pezulluar për shkak të grevës së shpallur nga avokatët pas incidentit në sallën e gjyqit të Gjykatës së Elbasanit ku u arrestua avokati Ulian Barjami gjatë ushtrimit të detyrës së mbrojtjes së klientit të tij, Maksim Suçi, pjesë e një grupi personash të arrestuar për armëmbajtje. Ai u ndalua pas një debati në sallën e gjyqit me prokurorin Gjergji Ceka, ku Barjami kundërshtoi provat e paraqitura ndaj klientit dhe deklaroi se do të kallëzonte prokurorin për falsifikim provash. Më pas ndërhyri gjyqtarja Megi Strakosha, e cila paralajmëroi avokatin për gjuhën e përdorur në sallë. Prokurori interpretoi këtë deklaratë si kanosje dhe kundërshtim ndaj tij, duke kërkuar ndalimin e avokatit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë e ka...