Kandidati i opozitës në Tepelenë: Bashkia është e njerëzve, jo e interesave. Dua që të rinjtë të mos largohen

Kandidati i opozitës në Tepelenë: Bashkia është e njerëzve, jo e interesave. Dua që të rinjtë të mos largohen

Gabriel Guma, kandidati i mbështetur nga opozita për kryetar bashkie në Tepelenë ka nisur fushatën. Fillimisht është zhvilluar një takim prezantues i tij me strukturat e PD-së në Tepelenë. I riu me profesion arkitekt, u shfaq në podium për një moment edhe me fëmijën e tij të vogël. “Si arkitekt, kam mësuar se çdo projekt i mirë ndërtohet me themel të fortë. Dhe themeli i çdo qyteti është bashkimi i njerëzve të tij. Unë besoj se kjo fushatë nuk është një garë mes nesh. Është një mundësi për ta kthyer Tepelenën në shtëpinë që duam. Dua të rikthejmë besimin se bashkia është e njerëzve, jo e interesave. Dua që të rinjtë të mos largohen, por të kthehen e të ndërtojnë këtu jetën e tyre. Dua...