Skuterët elektrikë drejt ndalimit në Pragë pas ankesave për kaos e rrezik

Skuterët elektrikë drejt ndalimit në Pragë pas ankesave për kaos e rrezik

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë duke nisur nga janari i vitit 2026, me autoritetet që i fajësojnë ata për kaosin dhe pasigurinë në trotuare. Vendimi u miratua nga Këshilli Bashkiak i Pragës si pjesë e ndryshimeve në rregulloret e transportit të qytetit. Kryeqyteti çek, me një popullsi prej gati 1.4 milionë banorësh, pret çdo vit mbi 8 milionë turistë, shumë prej të cilëve përdorin skuterë elektrikë për të lëvizur në qendër. Sipas vendimit të ri, bashkia do të vendosë rregulla të qarta për parkimin e biçikletave, si ato konvencionale ashtu edhe ato elektrike. Për skuterët, megjithatë, nuk do të ketë rregullore, çka nënkupton se përdorimi i tyre në qytet do të ndalohet plotësisht. Zëvendëskryetari i bashkisë, përgjegjës për transportin,...