Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gazetari: Fatos Nano pinte 60 cigare në ditë, Nexhmije Hoxha më tha e prishi demokracia
Gazetari Roland Qafoku e cilëson një politikan modern ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili zbuti politikën e vjetër të viteve të para të demokracisë. Qafoku kujtoi në emisionin “Off Record” disa nga momentet më të rëndësishme të jetës politike të Nanos, “veset” e tij dhe mendimin që ish-bashkëshortja e diktatorit, Nexhmije Hoxha kishte për të. “Nano ka bërë historinë e postkomunizmit dhe ka lënë gjurmë të thellë në historinë e këtij vendi. Tre herë kryeministër, një herë zv.kryeministër. E shndërroi Partinë e Punës në një parti moderne. Ka një problem me duhanin, 50 vite që pi duhan. Pinte 3 paketa në ditë. U dënua 13 vjet burg. Sa burg ka bërë, Nano, i cili ishte një burg politik, ishte një goditje politike për Nanon. 700 mijë...