Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Baton Haxhiu: Shqipëria dhe Kosova s’mund të ndihmojnë shqiptarët e RMV
Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka marrë një goditje të madhe politike, në zgjedhjet e 19 tetorit. Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në “Real Story” u shpreh se për fat të keq as Shqipëria dhe as Kosova nuk mund të ndihmojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo e ka një arsye, që sipas tij është faktori ndërkombëtar. “Ne nuk mund të ndikojmë asgjë Në Maqedoninë e Veriut, për një arsye, edhe Shqipëria dhe Kosova janë peng mbi atë se çfarë raporti kanë me ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët ndikojnë në secilën pikë të politikën në Kosovë dhe Shqipëri. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Menduh më vjen keq, mos prisni ndihmë nga këto dy shtete. Jam i sigurt. Të gjitha sallat ku ka qenë Ali Ahmeti kanë qenë me...